BotaLajme

Bie mbi 5 përqind çmimi i naftës në bursë

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë mbi 5 përqind.

Kjo ka ndodhur pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi që të ulë kostot e karburantit në këtë shtet, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo lëvizje po shihet se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe industrisë së naftës.

Ai pritet që të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 përqind për gallon për benzinën.

Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar sot me 109.72 dollarë për fuçi.

Show More

Related Articles

Back to top button