Skuadra e Barcelonës nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Alvaro Morata, përcjellë “AS” të premten.
Bëhet e ditur se Barça po përgatit një ofertë deri në 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Moratas nga Atletico Madridi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Sulmuesi spanjoll ka dy sezone që është i huazuar te Juventusi, por ekipi italian nuk ka dhënë sinjale se do ta blejë kartonin e tij këtë verë.
29-vjeçari ishte pranë kalimit te Barcelona është në janar, por Juventusi bllokoi gjithçka. Ai deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tetë herë për ekipin italian.