UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka planifikuar takime maratonë në vendet e Evropës. Mediat e huaja raportojnë se lideri ukrainas pritet të zhvillojë një takim ditën e shtunë me kryeministren italiane në Itali, por nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët.
Paraprakisht bëhet me dije se Zelenskyy do të takohet gjithashtu edhe me Papa Françeskun në Vatikan. Takimi do të zhvillohet te ndërtesa e qeverisë në Romë, Palazzo Kitzi.
Qeveria italiane nuk e ka konfirmuar ende lajmin, ndërsa agjencia e lajmeve Ansa shton se nëse ndodh, do të jetë një udhëtim zyrtar, në kuadër të serisë së vizitave të presidentit ukrainas në një sërë vendesh evropiane.