Artan Grub, Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagoi rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës.
“ Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar”, tha Grubi.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit”, është shprehur ai.
Ai ka ftuar autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grubi në Facebook