BotaLajme

Aksident i rëndë/ 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës në Itali

ITALI- Kevin Murataj, 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së premtes. Murataj, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largoheshin nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën pas mature, kur 19-vjeçari u godit nga një makinë, raportojnë mediat italiane. 

Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancave dhe transportimit në urgjencën e Lignano, shqiptari nuk mundi të mbijetojë. Kevin Murataj la pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk