LajmeRajon

Quni: Kosova u përjashtua nga “Defender Europe 2023”, si pasojë e politikave të gabuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, mbi 1300 ushtarë nga Kosova janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këtë ngjarje, por që tani pjesëmarrja e tyre është anuluar.

“Siguria e Kosovës nuk varet vetë nga madhësia e tytave të armeve tona, por edhe nga bashkëpunimi me aleatët. Siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca më e fuqishme që ka njohur bota. Rezultati i politikave të gabuara është rënie në grackën e Vuçiqit, nga këto politika të gabuara Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’”.

“1300 ushtarë të Kosovë janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këto ushtrime, por që tani ata janë përjashtuar nga kjo. Kosova duhet të prodhoj stabilitet këtë ja kemi borxh miqve, Kosova nuk duhet të vazhdoj të jetë konsumues e miqve tanë, por duhet që të kontribuoj në ruajtjen e paqes”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button