Udhëheqësi kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje zyrtarëve të tij të lartë të sigurisë kombëtare që të mendojnë për “skenarin më të keq” dhe të përgatiten për “dete të stuhishme”.
Mediat e huaja shkruajnë se Partia Komuniste në pushtet po ashpërson përpjekjet për t’u marrë me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme.
“Kompleksiteti dhe vështirësia e çështjeve të sigurisë kombëtare me të cilat po përballemi tani janë rritur ndjeshme. Ne duhet të mbajmë parasysh skenarin më të keq të mundshëm dhe të jemi të përgatitur për të përballuar sfida të mëdha nga erërat e forta dhe dallgët, madje edhe detet e rrezikshme të stuhishme,” shtoi ai .
Xi që nga marrja e pushtetit një dekadë më parë, e ka bërë sigurinë kombëtare një paradigmë qendrore që përshkon të gjitha aspektet e qeverisjes së Kinës. Ai ka zgjeruar konceptin e sigurisë kombëtare për të mbuluar gjithçka nga politika, ekonomia, mbrojtja, kultura dhe ekologjia deri te hapësira kibernetike.
Sipas Xi për “sigurinë gjithëpërfshirëse kombëtare”, Kina ka prezantuar një sërë ligjesh për ta mbrojtur atë nga kërcënimet si kundër-terrorizmi, spiunazhi, siguria kibernetike, organizatat e huaja joqeveritare, inteligjenca kombëtare dhe siguria e të dhënave./abcnews.al