LajmeRajon

Qeveria vendos: Albanologjia në varësi të Gjinushit

Instituti i Akademisë së studimeve Albanogjike është transferuar në Akademinë e Shkencave, ku do të funksionojnë si autonome. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

“Dua ta theksoj, nuk po mbyllet, sepse dëgjoj edhe deklarata të tipit po zhduket Albanologjia që nuk dua ta komentoj. Jo vetëm që nuk zhduket, por Albanologjia do të marrë vendin që meriton, atje ku e meriton.”

Ministrja renditi arsyet që e çuan qeverinë drejt kësaj vendimarrje.

“Akademia e Studimeve Albanologjike sot që flasim dhe asnjëherë nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Ata nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Lartë.“

Pas vendimit të qeverisë, Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike zhvilloi një mbledhje urgjente ku dënoi ashpër këtë vendimarrje. Në një reagim zyrtar, konsiderohet një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri.

Show More

Related Articles

Back to top button