LajmeMaqedoni

Abetarja e unifikuar, Shaqiri: E mirëseardhur, pasi të kalojë në Shqipëri e Kosovë

Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri duke u përgjigjur ne pyetjen se kur nxënësit shqiptarë në RMV do të mësojnë me abetare të unifikuar, tha  se pret që njëherë e njejta të kalojë procedurat në Shqipëri e Kosovë e më pas thotë se është e mirëseardhur edhe në RMV.

“Abetarja është libër që mund të përshtatet në program dhe besoj se edhe nxënësit në shkolla tona do të kenë të pranishme Abetaren varësisht procedurave që duhet kompletuar të dy shtetet. Do të thotë thirrjen për autor dhe lëshimin e Abetares kur të kalojë në ato dy shtete atëherë do të jetë e mirseardhur edhe në vendin tonë.”, tha Shaqiri.

Për Abetaren e unifikuar në Kosovë e Shqipëri ka përfunduar faza e parë e punës së grupit të përbashkët.

Show More

Related Articles

Back to top button