BotaLajme

Dhoma e Përfaqësuesve miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit, shmanget kriza

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar marrëveshjen e cila u lejon Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë hua para.

Kjo është bërë pak ditë para se ekonomia më e madhe botërore të fillonte të mos e paguante borxhin e saj.

Kjo masë ka kaluar lehtë në dhomë me një numër votash 314-117, pavarësisht disa dezertimeve në të dyja palët.

Më pastaj duhet që senati të votojë, gjatë javës, para se presidenti Jobe Biden ta nënshkruajë si ligj.

Qeveria parashikohet të arrijë kufirin e huamarrjes të hënën më 5 qershor. Kjo ka lënë pak hapësirë për gabime ndërsa ligjvënësit garojnë për të shmangur dështimin e SHBA-së për borxhin e saj prej 31.4 trilion dollarësh që mbështet sistemin financiar global.

Show More

Related Articles

Back to top button