LajmeRajon

Kosova e gatshme të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.

Osmani tha se këtë kërkesë e bënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

“Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.

Këtë Kurti e ka thënë gjatë bisedës me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer, duke i thënë se është i përkushtuar të punojë me SHBA-së “në çlirimin e zhvillimin e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit”.

Ai tha se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

“Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button