Përkundër faktit se në Parqet Nacionale me ligj është e ndaluar prerja e druve dhe vrasja e kafshëve të egra, kjo nuk respektohen fare në Parkun Nacional të Mavrovës. Në malin Melnik të Tanushës së Rekës së Epërme, nga një video e ardhur në redaksinë tonë, shihet një sasi e madhe e prerjeve të pyjeve, përkundër irritimit të madh të banorëve me origjinë nga këto fshatra. Videoja është incizuar dje, më 30 maj 2023.
https://www.facebook.com/bardhul.miftari/videos/583136597256383
Bardhul Miftari, që ka lindur në këto pjesë të Korabit, tregon se 70 vjet në këto anë nuk është investuar aspak, përkundër që po aq vite e rrëmbejnë drurin e saj.
“Malin Melnik të Tanushës, qe 70 vjet e shfrytëzojnë malin për dru, kurse në anën tjetër nuk është shtruar asnjë kilometër asfalt,” shprehet i revoltuar Bardhul Miftari nga fshati Nivishtë që ndodhet shumë pranë Tanushës.
Vlen të theksohet se edhe sot e kësaj dite shumica e fshatrave të Rekës së Epërme nuk janë të asfaltuara, përkundër nevojës së tyre për të zhvilluar këtë zonë si në aspektin bujqësor e blegtoral, ashtu edhe atë turistike. / BOTA SOT