BotaLajme

Egjipt: Stuhia e rërës mbuloi Kajron dhe Kanalin e Suezit

Skena që të kujtojnë filmat e Hollivudit u regjistruan në Egjipt të enjten teksa një stuhi rëre përfshiu një pjesë të madhe të vendit, duke lënë një të vdekur dhe pesë të plagosur.

Videot e xhiruara në Kajro dhe në Kanalin e Suezit kapin intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të botës tjetër.

Gjithashtu në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një billbordi që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.

Në Kanalin e Suezit, dy porte u mbyllën “për shkak të kushteve të këqija atmosferike pasi stuhia e rërës u shoqërua me erëra të forta dhe dallgë të mëdha”.

Siç raportojnë mediat lokale, stuhitë e rërës janë një fenomen i shpeshtë në Egjipt në pranverë, duke shkaktuar probleme në frymëmarrje.

Ishte një stuhi rëre e tillë që në vitin 2021 çoi në ankorimin e anijes së mallrave Ever Given në një pozicion diagonal , e cila shkaktoi probleme trafiku përmes kanalit për rreth një javë.

Show More

Related Articles

Back to top button