Po vazhdojnë edhe sot protestat në Zveçan dhe Leposaviq, gjersa raportohet se situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël.
Protestat në veri po hyjnë në ditën në javën e dytë, ndërsa ajo e 29 majit ishte më e dhunshmja ku u lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it.
Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës bëri publike listën e personave dhe grupeve kriminale që kanë përdorë dhunë gjatë protestave. /Telegrafi/