LajmeRajon

533 maturantë në Mal të Zi morën zero pikë në provimin e gjuhës

Qindra maturantë në Mal të Zi kanë marrë zero pikë nga provimi i maturës në lëndën e gjuhës sepse kanë kopjuar.

Provimi u mbajt më 11 prill dhe të gjithë maturantët u nënshtruan të njëjtit test në të njëjtën kohë. Sipas raportimeve të mëhershme të mediave, ata kanë qenë në një grup të organizuar në Viber, ku kanë ndarë pyetje dhe përgjigje. Pamjet e tyre gjatë provimit kanë “rrjedhur” më herët në public.

Protesta e nxënësve që morën zero pikë dhe prindërve

Një pjesë e nxënësve që morën zero pikë në provimin e maturës, dyshohet se për shkak të rishkrimit dhe prindërit e tyre kanë protestuar sot në Qendrën e Provimeve pranë Ministrisë së Arsimit.

Sipas mediave vendase, ata i kanë dërguar një letër ministrit të Arsimit, Miomir Vojinoviç për t’i pritur në takim.

 “Ne jemi këtu në Qendrën e Provimeve për të mbështetur fëmijët tanë, ftojmë të gjithë prindërit dhe fëmijët të hyjnë brenda, ftojmë ministrin Vojinoviç, i cili ka marrë në dorë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk do të largohemi nga Qendra e Provimeve derisa të na drejtohet ministri”, tha Sllađana Knezheviç, përfaqësuese e prindërve të nxënësve të shkollave të mesme.

Ajo shtoi se sipas informacioneve jozyrtare që kanë studentët, 0 pikë kanë marrë 533 maturantë.

Askush nuk i paralajmëroi gjatë provimit. Telefonat e tyre u konfiskuan para fillimit të provimit. “Mali i Zi përjetoi poshtërimin më të madh dje sepse sistemi arsimor u kërcënua dhe u hoqën ëndrrat e brezit të 2004,” tha ajo./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button