GostivarLajme

Komuna e Gostivarit shënoi Ditën botërore të biçikletave

Me rastin e Ditës Botërore të Biçikletave, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve Shkollore – Gostivar dhe kompaninë Vardar Dollomit, organizoi turne me biçikleta me nxënësit e shkollave të mesme. Aktiviteti nisi nga Komuna e Gostivarit dhe përfshiu rr. Kej Vardar – rr. Beliçicë – bul. Goce Dellçev, për të përfunduar sërish para Komunës së Gostivarit. Para nisjes së turnesë, prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili bëri thirrje që sa më masivisht të përdoren biçikletat për ta mbrojtur mjedisin jetësor si dhe për të shmangur turmat në qytet, sidomos gjatë stinës së verës kur në vendlindje ndodhen mërgimtarët. Shtoi se Gostivari ka mbi shtatë kilometra korsi për biçikleta.

21 nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në garë iu dhuruan 21 biçikleta të cilat i siguroi kompania Vardar Dollomit. Burim Beshiri, kryetar i Lidhjes së Sporteve Shkollore – Gostivar, tha se nxënësit e pjesëmarrës në këtë aktivitet janë përzgjedhur në bazë të sukesit të tyre.

Derisa zhvillohej aktiviteti, ruta nëpër të cilën kaluan nxënësit u sigurua nga ana e polciisë së qytetit të Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button