BotaLajme

Inflacioni në Turqi, nën 40 për qind për herë të parë këtë vit

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë që 16 muaj.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo ulje është nxitur nga oferta momentale e gazit falas për ekonomitë familjare.

Çmimet e konsumit janë rritur për 39.6 për qind në baza vjetore dhe kanë qenë pothuajse stabile me muajin paraprak, ka thënë Agjencia shtetërore e Statistikave.

Megjithatë, këto shifra zyrtare të parat prej kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar si president për një mandate të ri më 28 maj, janë duke u sfiduar nga ekonomistët e pavarur të Grupit Kërkimor për Inflacion në Turqi.

Show More

Related Articles

Back to top button