GostivarLajme

Shoqata malore “Sharri” organizoi marshin tradicional “Guri i rrafshët – 2023”

Shoqata malore “Sharri” nga Gostivari edhe sivjet ka organizuar marshin “Guri i rrafshët – 2023”. Në këtë marsh malor, morën pjesë shumë shoqata malore nga Maqedonia dhe nga vende të Ballkanit. Nisja u bë nga fshati Zdunjë, prej ku është vazhduar në fshatin Jellofcë për të përfunduar te vendi i quajtur “Guri i rrafshët”, deri te i cili vend, pjesëmarrësit kanë kaluar rreth 22 kilometra. Kryetari i shoqatës malore “Sharri”, Qerim Abazi, shprehet i lumtur për respektin që i është bërë shoqatës me numër të madh të pjesëmarrësve.

“Kjo është hera e 17-të që bëjmë organizimin e këtij marshi ku janë të ftuara të gjitha shoqatat në nivel republikan dhe disa jashtë Maqedonisë së Veriut. Mysafir e kemi edhe shoqatën “Haxhi Bejta” nga Prizreni me të cilën jemi të vëllazëruar, kemi prej krejt nacionaliteteve kjo pasi ne të maleve nuk bëjmë politikë, ne bëjmë udhëtim dhe mikëpritje. Jemi shoqata e parë në Maqedoni që me BE – në, UNDP, ADI dhe Komuna e Gostivarit që kemi bërë projekt gjashtë mujor dhe tani kemi shtigje të reja me udhërrëfyes më të përsosur në RMV. Më vjen keq pasi te shtegu kryesor te ‘kanalet’ mbrëmë e vizituam dhe e pamë se na kishin thyer të gjitha udhërrëfyesit”, deklaroi kryetari i shoqatës malore “Sharri”, Qerim Abazi.

Sivjet guida udhëhiqej nga alpinistët Qeramedin dhe Ajfer Zendeli nga Gostivari, të cilët janë gostivarasit e vetëm që janë ngjitur në majën më të lartë malore të Afrikës, Kilimanxharo. Ata deri më tani kanë kaluar mbi 400 ngjitje të këtilla në Maqedoni dhe Ballkan, prandaj sivjet edhe do na drejtojnë në këtë marsh, tha Ismet Shurban, udhëheqësi kryesor i shoqatës malore “Sharri”.

“Unë nuk jam guida kryesore, do jem në fund. Sot e kemi nderin që juve të ju udhëheq Qeramedin Zendeli dhe Ajfel Zendeli”, deklaron Ismet Shurban, udhëheqësi kryesor i shoqatës malore “Sharri”.

Marshuesit e sivjetëm kishte dalë për ti përcjell drejtori i ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” – Njësia “Sharr” në Gostivar, Millorad Andreevski, i cili përmes shoqatës malore “Sharri” apelon që të kujdesemi për malet tona aq sa kemi mundësi.

“Bjeshkatarët janë mysafirë më të dashur të natyrës dhe dua ti falenderojë për kontributin e tyre, është i rëndëishëm anagazhimi i tyre për mbrojtjen e natyrës dhe maleve. Parku Nacional është ndërmarrje e sapo formuar dhe së bashku me ju dhe persona tjerë qëllimmirë do të mundohemi ta mbrojmë biodiversitetin, trashigimin natyrore të maleve. E rëndësishem është të ballafaqohemi me sfidat sikurse hedhja e mbeturinave nëpër male, lëvizja me automjete në mënyrë të pakontrolluar në male, pastaj ndërtimet e egra, uzurpimet, prerjet e paligjshme, gjueti e paligjshme dhe aktivitete të tjera që dëmtojnë malet, deklaroi Millorad Andreevski, drejtori i ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale” – Njësia “Sharr” në Gostivar.

Ndryshe, shoqata malore “Sharri” brenda vitit zhvillon një sërë aktivitetesh në nivel republikan dhe ballkanik. Ajo sivjet shënon 20 vite nga themelimi i saj dhe sot numëron një numër të madh antarësh.

Show More

Related Articles

Back to top button