LajmeRajon

Kërkohet dorëheqja e Vuçiç, opozita mbush rrugët e Beogradit

Mijëra njerëz pushtuan qendrën e Beogradit mbrëmjen e së shtunës, në një protestë antiqeveritare të thirrur nga forcat opozitare.

Prej disa javësh opozita del në rrugët e qyteteve kryesore serbe për të protestuar kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilët sipas saj, me median në favor të tyre, janë përgjegjës për rritjen e e episodeve të dhunës në Serbi, që kulmuan me dy masakrat në fillim të majit.

Demonstruesit kërkuan mes të tjerash dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bratislav Gasic dhe kreut të shërbimeve sekrete Aleksandar Vulin.

Kjo është protesta e 5-të që mbahet në kryeqytetin serb nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Protesta vijnë pas ngjarjes së rëndë në shkollë, ku një i mitur vrau 8 nxënës dhe rojet dhe asaj një ditë më pas ku sërish një 21 vjeçar vrau 8 të tjerë në rrethinat e Beogradit.

Show More

Related Articles

Back to top button