Një avion civil që nuk i përgjigjet autoriteteve, ka alarmuar Uashingtonin. Avionët ushtarakë F16 u ngritën në fluturim duke e shoqëruar avionin deri në rrëzimin e tij në një terren malor pranë Virxhinias.
Sipas autoriteteve, në momentin e rrëzimit në bordin e avionit ndodheshin 4 persona. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit, por nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar.
Avioni që u rrëzua ishte regjistruar në një kompani me bazë në Florida. John Rumpel, i cili drejton kompaninë, i tha New York Times se vajza e tij, mbesa 2-vjeçare, dado e saj dhe piloti ishin në aeroplan. Ata po ktheheshin në shtëpinë e tyre në East Hampton pasi vizituan shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.
Zyrtarët amerikanë bënë me dije se avionët F-16 nuk e rrëzuan avionin dhe se është praktike për Administratën Federale të Aviacionit që të ndjekë këtë procedurë kur vërehet se një avion po fluturon në mënyrë të pasigurt.
Policia në Kapitol të SHBA qëndroi në gatishëmri të lartë teksa avioni i vogël kalonte nëpër hapësirën ajrore.