GostivarLajme

Vetëm 33 për qind e banorëve të Komunës së Vrapçishtit paguajnë ujë për pije

Vetëm 33 për qind e banorëve të Komunës së Vrapçishtit paguajnë ujë për pije. Ndërmarrja komunale ka në sistem rreth 7000 amvisëri, megjithëse numri i tyre mendohet të jetë shumë më i lartë, pasi disa fshatra akoma nuk kyçen në sistem dhe në mënyrë të jashtligjshme menaxhojnë e mirëmbajnë vet rrjetin e ujësjellësit. Ndërkohë, edhe ato amvisëri që marrin shërbimet e ndërmarrjes, nuk janë të rregullt me pagesa. Një problem tjetër janë edhe kyçjet e egra, thotë drejtori i ri i ndërmarrjes komunale në komunën e Vrapçishtit, Rezak Jakupi. Ai thotë se pagesa ditore një familje i kushton më pak se një kafe.

“Vrapçishti është në krye të listës sa u përket pagesave me mbi 50 për qind, të tjerët janë diku 35-40 për qind që është një shkallë shumë e ulët e vetëdijes që mos paguhet uji. Çmimi është simbolik, vlenë sa një makiato për pesë ditë, apo tetë denarë i bie dita, por sërish nuk paguajnë. Në atë çmim kryhen obligime të shumta, vadisin kopshtet, merr abdes për të shkuar në xhami, pastrohesh dhe nuk duan të paguajnë tetë denarë në ditë. Ka raste të tilla fatkeqësisht”, thotë Rezak Jakupi, drejtor i ndërmarrjes komunale në komunën e Vrapçishtit.

Drejtori i ri, thotë se janë duke përpiluar plane se si të kthejnë besiueshmërin ndaj institucionit që ai drejton i cili është themeluar para 18 vitesh. Duke qenë afër banorëve dhe bashkëpunimi me ta, pos besueshmërisë do të rris edhe ndërgjegjësimin për pagesa, shton Jakupi.

“Është dita e 32 që kur unë jam drejtor, ndërsa kemi pasur mbi 50 intervenime. Jam munduar të jem korrekt dhe këtë mund ta vërtetojnë qytetarët pasi jo një orë por për dhjetë minuta pas denoncimit kemi inetervenuar. Do ja lejmë kohës të dëshmojë punë tonë, nuk ka më pritje një ditë apo dy. Qytetari ka nevojë dhe kërkon shërbim dhe duke ju dalë në ndihmë ne rrisim besimin e qytetarëve te institucioni dhe të bëhen pagesat”, thotë Rezak Jakupi, drejtor i ndërmarrjes komunale në komunën e Vrapçishtit.

Disa banorë janë në përmbarim për shkak të borxheve të krijuara ndaj ndërmarrjes. Shumat janë milionëshe, por udhëheqësia e re mendon se me punë permanente do të vetëdijësohet popullata që t’i rikthehet pagesave.

“Të zëvendësojmë ndonjë gyp, të realizojmë ndonjë projekt, të bëjmë diçka për filtrimin e ujit. Porblemet janë të shumta që i kemi, por nëse e marrim se sa borxh i kanë kësaj ndërmarrje qytetarët… unë them vetëm 10 për qind, jo më shumë, shumë probleme do të zgjidheshin. Vetëm dhjetë për qind të punojë vetëdija dhe të paguajnë, sepse borxhet janë me miliona euro që janë bërë. Por ajo që më befason me disa është se vijnë dhe thonë në rregull kam borxh, por ai të shlyhet dhe të vazhdojë prej tash të paguaj. A nuk është turp, si kanë jetuar deri më tani. Kemi probleme edhe me kyçjen në të egër. Nuk mund të mbijetojë ndërmarrja nëse ti kyçesh në të egër, si do realizojmë ne mjete dhe të vijmë pastaj të intervenojmë, si të vijë ekipi me veturë me të gjitha shpenzimet të intervenojë nëse nuk arrihen pagesa për të siguruar rrogat e atyre punonjësve”, thotë Rezak Jakupi, drejtor i ndërmarrjes komunale në komunën e Vrapçishtit.

Sa u takon kanalizimeve, një pjesë e fshatrave të kësaj komune janë të mbuluara, një pjesë ende jo, sqaron drejtori Jakupi.

“Në Dobërdoll filloi por ngeli përgjysëm. Tash kanalizimi që shihni në Vrapçisht kishte dezinformata se bëhet linjë për të marrë Vrapçishti ujin, kjo nuk është e vërtetë. Ky projekt për Vrapçishtin ekziston para dy viteve dhe tani vazhdon dhe duhet të kemi në rrumbullakësim çmimi të cilin do të shohim se si do ta koordinojmë me komunën në lidhje me mjetet. Do të jetë çmim simbolik pasi njerëzit një herë kanë paguar kurse tani rikyçen, por për këtë do merremi vesh me qytetarët, komunën dhe do veprojmë në bazë të rregullores dhe statutit që kemi”, thotë Rezak Jakupi, drejtor i ndërmarrjes komunale në komunën e Vrapçishtit.

Ndryshe, amvisëritë në komunën e Vrapçishtit në muaj paguajnë 250 denarë për ujin që e shfrytëzojnë për pije, kurse bizneset paguajnë sipas harxhimeve, diku masatarisht rreth 1000 denarë në muaj.

Show More

Related Articles

Back to top button