LajmeRajon

Uashingtoni sanksionon shtatë rusë, tentuan destabilizimin e Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e tyre për ta destabilizuar Ballkanin, Moldavinë, Ukrainën, BE-në, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, ata luajtën rol të rëndësishëm në fushatën ruse për ta destabilizuar Moldavinë dhe për ta nxitur një kryengritje atje. Shtatë të sanksionuarit akuzohen për provokim, trajnim dhe mbikëqyrje të protestuesve në Moldavi me qëllim për ta rrëzuar presidenten Maia Sandu dhe qeverinë e re me prirje perëndimore, në fillim të këtij viti. Departamenti amerikan i Thesarit tha se Konstantin Sapozhnikov, njëri nga individët e sanksionuar, e drejtoi grupin dhe gjithashtu organizoi komplotin për ta destabilizuar qeverinë moldave. Personat e tjerë të sanksionuar janë Yury Makolov, Gleb Khloponin, Svetlana Bojko, Aleksei Losev, Vasily Gromovikov dhe Anna Travnikova. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button