Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie shpalli kandidaturën për president i Shteteve të Bashkaura të Amerikës duke hyrë kështu në garën për të fituar nominimin e Partisë Republikane.
Christie paraqiti gjithashtu paraprakisht dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024.
Ish-nën presidenti Mike Pence do të shpallë publikisht kandidaturën në shtetin e Ajouas të mërkurën.
Christie e ka paraqitur veten si personi i vetëm që ka guximin të përballet direkt me Trump dhe ka paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së rrethanave të vtiti 2016 nëse kandidatët e tjerë dështojnë të përballen me të.
Ai thotë se nuk do të garonte për të mundur Trump nëse nuk do të besonte se i kishte aftësitë e duhura për fitore. Duke e prezantuar kështu veten si i vetmi kandidat që është në gjendje të përballet në mënyrë direkte me ish-presidentin Donald Trump.
“Nuk jam një person që hedh veten në erë”, ka thënë ish-guvernatori i Nju Xhersit për mediat amerikane.
Kjo pritet të jetë fushata e dytë për zotin Christie, i cili humbi përballë zotit Trump në vitin 2016 dhe punoi si këshilltar i afërt i tij, përpara se të distancohej nga ish-presidentin, për shkak të refuzimit të këtij të fundit për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Fushata e tij pritet të vërë në provë prirjen e votës së republikanëve, duke pasur parasysh se ai ka mbëshetur shumë politika të zotit Trump, por edhe ka kritikuar sjelljen e ish presidentit.
Kandidati për President, i cili gjatë detyrës si guvernator i Nju Xhersit fitoi reputacionin e një kundërshtari të forte, gjithashtu ka kundështuar pretendimet e ish presidentit Trump për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe i ka bërë thirrje partisë që të ecë përpara, ndryshe rrezikon humbje të tjera.