LajmeRajon

Haradinaj kërkon qeveri të re, i kemi votat e mjaftueshme të deputetëve për inicimin e mocionit të mosbesimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ish-kryeministri Haradinaj para gazetarëve tha se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.

Haradinaj tutje tha se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur.

Ai thekson se Kosova ka pranuar tri kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për deeskalimin e situatës.

Mes tjerash ai tha se institucionet e Kosovës kanë bërë tri gabime, të cilat tash po i vuan vendi.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të inicuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, deklaroi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button