Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë dhënë për agjencinë britanike të lajmeve “Reuters” ka folur edhe për takimin e javës së kaluar që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim i ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz në Moldavi.
E para e vendit e përshkoi Vuçiqin si një “Mbret i dramës”.
“Vuçiq në shumicën e takimeve të tij është mbret mjaft dramatik,” tha ajo, teksa shtoi se “kështu që ai, natyrisht, u përpoq të krijonte përsëri shumë dramë, por nuk dha ide që do të kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Osmani tha se Vuçiqit i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha e se ka presion, por që sipas presidentes këto zemërime duhet të lihen jashtë që pas moshës katër vjeçare.
“Pra, atij i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha, se ka shumë presion mbi të, se po vuan, se është në rrezik dhe të gjitha këto. Por, këto lloj zemërimesh duhet të lihen jashtë dhomës pas moshës katër vjeç”, tha Osmani.