Ngjarje e rende paraditen e kesaj te enjte ne France.
Mediat vendase raportojne per nje sulm masiv me thike ndaj femijeve ne parkun e liqenit te Annecy në juglindje të vendit, sikurse tha ministri i brendshëm.
Gérald Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia.
Deputeti rajonal Antoine Armand e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po hetonin.
Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.
Gjashtë fëmijë u plagosën në sulmin me thikë, raportoi agjencia e lajmeve AFP, dhe mediat lokale thanë se dy ishin në gjendje kritike.
Asambleja Kombëtare e Francës ka mbajtur një minutë heshtje dhe rrugët janë të bllokuara rreth skenës së sulmit./ BBC