Emerson Palmeiri hyn në historinë e UEFA-s. Mbrojtësi i majtë italo-brazilian bëhet i pari futbollist që fiton 5 trofe të ndryshëm të UEFA-s, qoftë në nivel përfaqësuesesh, qoftë në nivel klubesh.
Emerson ka fituar Europa Leaguen në 2019-ën dhe Champions Leaguen e Superkupën Europiane në 2021-shin me Chelsean. Më pas ka fituar Euro 2020-ën me Italinë dhe mbrëmjen e të mërkurës triumfoi në Conference League me West Hamin.
Këta të fundit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Fiorentinës në finalen e Pragës, duke u rikthyer të fitojnë një trofe europian plot 24 vite pas Kupës Intertoto më 1999-ën. /Supersport