LajmeSport

K.F “Arsimi” siguron kualifikimin në Ligën e Dytë/ Festë e madhe në Çegran

Çegrani i ka bërë pritje madhështore klubit futbollistik “Arsimi” pas kthimit nga Shkupi, aty ku shënoi historinë duke u kualifikuar pas ndeshjes së balotazhit në Ligën e Dytë Futbollistike të vendit.

Vildan Saliu, trajner i klubit futbollistik “Arsimi”, tha se është një moment të cilin e kanë pritur gati gjysëm shekulli. Ai ka falenderuar të gjithë kontribuesit dhe lojtarët për suksesin historik.

“Është ditë feste për ne pasi pritja është shumë e gjatë, gati 50 vite dhe kjo është meritë e të gjithë neve që kemi kontriubuar për këtë klub, duke filluar nga themeluesit, të gjithë gjeneratat që kanë kaluar te ky klub, të gjithë lojtarët, të gjithë kryesitë e ndryshme që ne sot të arrijmë këtu ku jemi dhe bashkë festojmë, festojmë kualifikimin në Ligën e Dytë që është për herë të parë për ne dhe kemi vetëm fjalë miradie për të gjithë ata që na kanë ndihmuar,mbështetur financiarisht e morlisht”, deklaron Vlidan Saliu, trajner i K.F “Arsimi”.

“Arsimi” në ndeshjen e balotazhit e deklasoi skuadrën e “Ovçe Poles” me rezultat të thellë 4:1. Trajneri Saliu thotë se fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë, por besimi i lojtarëve te njëri – tjetrit, ka sjellur deri në fitore.

“Sa i takon ndjeshjes, mirë e filluam deri në gabimin e portjerit e që është normale në futboll, ka edhe gabime të tilla. E rëndësishme që ekipi kishte besim, u rykthye shpejtë pas atij gabimi dhe pas pjesës së parë i diskutuam për të eleminuar dy gabime që i kishim në pjesën e parë. Në pjesën e dytë erdhi menjëherë në shprehje përgatitja fizike, ana psiqike e lojtarëve dhe në fund e konkretizuam me rezultat 4:1 në favorin tonë që është një rezultat historik pasi na solli aty ku dëshirojmë”, deklaron Vlidan Saliu, trajner i K.F “Arsimi”.

“Arsimi” sezonin e ardhshëm garues do të mundohet të marrë përvojën e Ligës së Dytë, thotë Saliu, dhe shton se synimi mbetet qëndrimi në Ligë.

“Arsimi është simbol në fshatin Çegran, njerëzit e duan pasi është jeta e tyre dhe ne kemi shumë besim se do të bëjmë një organizim të ri në klub, të kemi ekipë stabile pasi prioritet do ta kemi mbijetesën që të marrim përvojë në këtë garë sepse ndryshon nga Liga e Tretë. Në të ardhmen synojmë edhe Ligën e Parë dhe nuk dyshojmë në një gjë të tillë pasi e kemi përvojën, kemi njerëz, e kemi ekipin e ndërtuar dhe me përforcimet që do t’i marrim jemi të bindur se ekipi do të mbijetojë në Ligën e Dytë dhe do vazhdojë gjatë aty”, deklaron Vlidan Saliu, trajner i K.F “Arsimi”.

Ndryshe, K.F “Arsimi” është themeluar në vitin 1973.

Show More

Related Articles

Back to top button