Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz po qëndron në Riad të Arabisë Saudite, ku po merr pjesë në konferencë e Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik.
Gërvalla po merr pjesë në këtë konferencë vjetore me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe princit saudit Faisal bin Farhan al Saud.
Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik u themelua në vitin 2014. Kosova është anëtare e këtij koalicioni, kur përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëjnë pjesë edhe mbi 80 shtete tjera të partnere.
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e koalicionit pasi kanë mundur Shtetin Islamik në fushëbeteja në Siri dhe Irak, tash duhet të përqendrohen në parandalimin e rishfaqjes së kësaj organizate.
Ai përsëriti përkushtimin për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.