Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen , do të udhëtojë në Tunizi të dielën, më 11 qershor, së bashku me kryeministrat e Holandës, Mark Rutte dhe Italisë, Giorgia Meloni, sipas një njoftimi nga shefi i Komisionit, Eric Mamer.
Ata do të të takohen me presidentin tunizian Kais Saed. Sipas informacioneve, diskutimet do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe BE-Tunizi, ekonominë, energjinë dhe migracionin.