BotaLajme

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet – Inflacioni i lartë mund ta çojë ekonominë globale drejt recesionit

Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy sesioneve të kaluara. Investitorët janë të shqetësuar se inflacioni i lartë dhe reagimi i bankave qëndrore mund të shkaktojnë një recesion për ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.8%, me sektorin e lëndëve të para që realizon humbjet më të mëdha, në rënie me rreth 1.8%.

Paqëndrueshmëria që ka përfshirë tregjet globale vijoi edhe gjatë tregtisë aziatike, pasi tregu është përqëndruar tërësisht te ngadalësimi i rritjes ekonomike. Edhe kontratat “futures” në Ëall Street po qëndrojnë në rritje, ndërsa investitorët janë në pritje të ditës së dytë të dëshmisë së jerome Poëell në Kongresin amerikan.

Një ditë më parë, presidenti i Rezervës Federale tha se nuk përjashtohet mundësia që ekonomia më e madhe në botë të futet në një recesion të lehtë. Por, ai shtoi se banka qëndrore është fuqimisht e vendosur të ulë inflacionin, që aktualisht gjendet në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button