Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një deklaratë për mediat para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor tha se qëndrimi i Bullgarisë do të mbetet i pandryshuar derisa Asambleja Kombëtare të thotë fjalën e saj.
“Sot do t’u them të gjithë shtetarëve të BE – derisa Asambleja Kombëtare të marrë një vendim, qëndrimi i Bullgarisë mbetet ashtu siç është,” tha kryeministri në dorëheqje, Kiril Petkov para samitit në Bruksel.
Petkov madje deklaroi se ai e mbajti fjalën e tij si kryeministër, sepse tha se parlamenti do ta merrte vendimin, dhe jo këshilli i ministrave.