BotaLajme

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Tunizi, asnjë i mbijetuar

Nuk ka asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në brigjet veriore të Tunizisë, tha të enjten mbrëma Ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri po kryente një fluturim të mërkurën në rajonin e Bizertës, kur në rrethana të paqarta ra në det duke shkaktuar vdekjen e katër anëtarëve të ekuipazhit.

Presidenti i Tunizisë Kais Sagent nënvizoi nevojën e modernizimit të forcave të armatosura të vendit të tij, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Në tetor 2021, tre ushtarë humbën jetën kur helikopteri me të cilin ndodheshin u rrëzua gjatë një stërvitje në rajonin Gabes të Tunizisë jugore.

Show More

Related Articles

Back to top button