Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, të premten e ka emëruar Hafize Gaye Erkanin në pozitën e guvernatores së Bankës Qendrore të Turqisë.
Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit dhe një ndër krizat më të mëdha të kostos së jetesës.
Erkan ka qenë ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë dhe drejtoreshë menaxhuese e “Goldman Sachs” në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të vihet në krye të Bankës Qendrore në Turqi.
Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu. Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind. /Reuters