LajmeSport

Prezantimi ‘faraonik’ i Benzemas te Al-Ittihad

Karim Benzema është prezantuar zyrtarisht para 60,000 tifozëve brenda stadiumit King Francezi u bë superylli i dytë që u transferua në Lindjen e Mesme, duke ndjekur gjurmët e ish-bashkë lojtarit të tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Benzema u njoftua para një turme të zhurmshme që përshëndeti ardhjen e 35-vjeçarit në vend dhe u shfaq me fanellën me numrin 9 në shpinë, teksa kishte sjellë me vete edhe trofeun e Topit të Artë.

Para se të zbriste në fushë, Benzema doli në një konferencë për mediat ku zbuloi arsyet që e shtynë të firmoste kontratë me vlerë 258 milionë paund, duke thënë se është frymëzuar nga feja myslimane, jo nga bujaria e parave që ofrohej.

“Sepse unë jam mysliman dhe është një vend mysliman. Gjithmonë kam dashur të jetoj këtu. Unë kam qenë tashmë në Arabinë Saudite dhe ndihem mirë për këtë. Për mua është vendi ku dua të jem. Shpresoj për klubin tim të ri që të jemi në gjendje të fitojmë tituj. Është një kapitull i ri për mua dhe do të doja të avancoja më tej me klubin. Është një klub me shumë pasion”, tha Benzema.

Një shfaqje me dritë ndezi inicialet e tij së bashku me numrin nëntë për të festuar dhënien e numrit të fanellës, të njëjtin që ai adoptoi gjatë një periudhe të lavdishme suksesi në Madrid.

Benzema shënoi 354 gola në 648 ndeshje si ‘Galaktik’ dhe fitoi një numër rekord trofesh, plotë 25 gjatë kohës së tij me “Los Blancos”.

Abdullah Sport City pasi iu bashkua skuadrës saudite të Pro Ligës, Al-Ittihad.

Show More

Related Articles

Back to top button