SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën ndryshe duke uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste.
Me një shënim në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se që nga themelimi, Partia Socialiste është partia e vetme që nuk ka lëvizur për asnjë moment nga drejtimi i interesit kombëtar.
Ai thotë se Partia Socialiste është e vetmja forcë politikë ne vend, e cila votohet më shumë nga gratë se sa burrat.
“Dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë”, shkruan Rama.
Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor të vitit 1991.