BotaLajme

Putin shpreh ngushëllime për vdekjen e Berlusconit, e quan “mik të vërtetë”

Putin shpreh ngushëllime për vdekjen e Berlusconit, e quan “mik të vërtetë”

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Berlusconit, duke e quajtur atë një “mik të dashur, të mençur”.

Ai shkroi se Berlusconi ishte një “mik i vërtetë”.

“Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Unë gjithmonë e kam admiruar sinqerisht mençurinë e tij, aftësinë e tij për të marrë vendime të ekuilibruara dhe largpamëse edhe në situatat më të vështira”, tha Putin.

Dyshja ishin miq prej vitesh, duke u fotografuar së bashku në shumë raste, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.

Berlusconi madje bëri thirrje që Italia të hiqte sanksionet ndaj Rusisë për agresionin e saj ndaj Ukrainës, duke argumentuar se Italia po ka humbje në ekonomi për shkak të sanksioneve. Megjithatë, heqja e sanksioneve ishte kundërshtuar gjithnjë nga kryeministrja Giorgia Meloni.


Meloni ngushëllon për vdekjen e Berlusconit: Mbi të gjitha ishte një luftëtar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha “një luftëtar”, pasi ish-kryeministri vdiq sot në moshën 86-vjeçare në Milano.

Në një video-mesazh, Meloni tha: Ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij. Dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë, që e lejoi të bënte përparime të vërteta në botën e politikës, komunikimit dhe biznesit.

“Me të, Italia mësoi se nuk duhet t’i vendosen kurrë kufij. Ai mësoi se nuk duhet të dorëzohet kurrë. Me të kemi luftuar, kemi fituar, kemi humbur shumë beteja. Dhe për të do të sjellim në shtëpi objektivat që kemi vendosur veten së bashku. Mirupafshim Silvio”, shtoi ajo.

“Vëllezërit e Italisë”, partia politike e krahut të djathtë të udhëhequr nga Meloni, postoi një deklaratë në Tëitter më herët duke thënë: “Ne do ta kujtojmë atë si një nga figurat më të rëndësishme, vendimtare dhe më të vlerësuar në historinë politike italiane”.

Si kryeministër, Berlusconi i dha Melonit një nga postet e para të mëdha, duke e emëruar atë si ministre të Sportit gjatë qeverisjes së tij në vitin 2008.

Megjithatë, të dy patën kundërshitme për një sërë çështjesh, duke përfshirë Ukrainën. Teksa Berlusconi tha se donte të rishikonte sanksionet kundër Rusisë për shkak të ndikimit të tyre në ekonominë italiane, Meloni ka qenë e palëkundur në mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës. /21Media

Show More

Related Articles

Back to top button