GREQI- Koço Myftari është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e sotëm. Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës.
Ngjarja ndodhi në orën 05:30 të mëngjesit. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.
Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.
Ngjarja bëhet akoma më e rëndë pasi edhe një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.
Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.