Kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se një ndër katër kërkesat që ia ka parashtruar Bashkimit Evropian (BE) është edhe organizimi i një takimi të nivelit të lartë këtë javë Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se për këtë s’ka marrë përgjigje nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, por se e pret së shpejti.
Kurti ka thënë se si zakonisht do të jetë palë konstruktive.