Pas largimit të “veteranit” të mesfushës, Serhio Buskets nga “katalanasit” e Barcelona, këta të fundit janë në kërkim të një mesfushori që mund të mbushë në mënyrë perfekte “boshllëkun” e lënë nga spanjolli.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, “blaugranat” e kanë “piketuar” objektivin e tyre për mesfushën dhe mësohet të jetë, “katalizatori” maroken i Fiorentina, Sofyan Amrabat.
Italianët janë në pritje të ofertave për 26-vjeçarin maroken, i cili që prej merkatos së dimrit është një ndër “objektivët” kryesorë të spanjollëve, teksa mësohet se bordi i Fiorentina nuk do të pranojë më pak se 30 milionë euro për mesfushorin.
Ndërkaq, kujtjomë se sezonin që sapo lamë pas, Amrabat zhvilloi zbriti në fushën e blertë plot 49 herë për “violët”, ku ka arritur të regjistrojë dhe 1 asist.