LajmeRajon

Shtensionimi i situatës në veri, këto janë pesë pikat që Kurti ua propozoi Borellit dhe Quint-it

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka propozuar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe Quint-it një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kurti të martën e ka nisur ditën me një takim me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefin e misionit të Bashkimit Evropian, ndërsa dje tha se ka pasur një telefonatë me Borrellin.

Ai ka thënë se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

Pesë pikat e Kurtit:

  1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.
  2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.
  3. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
  4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike.
  5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë.
Show More

Related Articles

Back to top button