LajmeRajon

Arrestimi i sotëm në veri: Policia hasi në rezistencë, u lënduan tre policë

Policia e Kosovës ka hasur në rezitencë gjatë arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, anëtar i “Mbrojtjes Civile”, i cili dyshohet për organizimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.

Gjatë arrestimit të “Llunes” janë sulmuar zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion, me ç’rast tre nga ta kanë pësuar lëndime.

Kështu tha për Klankosova.tv majorja Luljeta Mehmeti.

” Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast dy zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë:”, tha Mehmeti për Klankosova.tv

Show More

Related Articles

Back to top button