LajmeRajon

Sulmohet ekipi i një mediumi kosovar në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari, kameramani dhe shoferi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Sipas mediumit, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje, e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës, përcjell Arbresh.info.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësime në lidhje me mungesës së sigurisë për gazetarët në veri të vendit.

“AGK vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj ju bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk