BotaLajme

3 të vrarë në Britani. 31-vjeçari përplas tre persona me furgon

Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas një serie sulmesh në qytetin Nottingham në Mbretërinë e Bashkuar herët në mëngjesin e së martës.

BBC raporton se ngjarja nuk është zbardhur ende ndërsa jep një kronologji të sulmeve.

Çfare ndodhi?

Dy persona janë gjetur të vdekur në Ilkeston Road, në perëndim të qendrës së qytetit të Nottingham, pak pas orës 04:00 BST. Sipas një dëshmitari okular, dyshja që u goditën me thikë në ishin një “vajzë dhe një djalë” që “dukeshin mjaft të rinj”.

Në një tjetër incident, një furgon tentoi të përplasë tre persona në rrugën Milton në qendër të qytetit. Ata po trajtohen në spital.

Një burrë tjetër është gjetur gjithashtu i vdekur në rrugën Magdala, rreth 10 minuta larg me makinë.

Policia i lidh bashkë  të tre vdekjet. Deri tani raportohet se një 31-vjeçar është arrestuar në Bentinck Road, i dyshuar për vrasje, i cili ndodhet në paraburgim nga policia. Për momentin nuk ka asnjë informacion nëse ngjarja ka të bëjë apo jo me terrorizëm./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button