LajmeRajon

Osmani konfirmon: Drafti për Asociacionin po përgatitet nga institucionet e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është ndarë me institucionet e vendit.

Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë obligime në dialog që ato vetë ta përgatisin draftin.

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-ja.

Show More

Related Articles

Back to top button