GREQI– Një zhytës grek 45-vjeçar ka humbur jetën teka tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar në anijen e mbytur në Lavrios, raportojnë mediat e huaja.
Zhytësi është bllokuar në mekanizmin e thithjes së ujit që përdoret për ftohjen e motorëve të anijes dhe makinerive të tjera.
Deri më tani raportohen se 59 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe, ndërkohë që janë shpëtuar rreth 104 emigrantë klandestinë.