“Mbrëmë kam pasur diskutime në telefon me Jeff Hovenier dhe Gabriel Escobar iu kam thënë që pres që KFOR-i të sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por asnjë informacion. Ne sot kemi shkruar vetëm me informacionet e Policisë se Kosovë e që janë të vërteta. Serbia thotë që ka arrestuar policët por është përpjekje për ta deformuar kidnapimin. Është cënim i sovranitetit territorial.”- tha Kurti.
Ndërkaq Kurti pas mbledhjes së Këshillit së Sigurisë në Kosovë hodhi poshtë pretendimet e Serbisë se policët janë arrestuar në territorin e tyre.
Kurti tha se, policët janë rrëmbyer në territorin e Kosovës ku thekson se u gjetën gjurmë dhe pranga plastike nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. .
“Kemi një foto të hartës që mund të shihni se si vendi ku janë marrë peng tre policët tanë ndodhet 1 kilometra larg kufirit. Rrëmbimi i policëve ka ndodhur në territorin e Kosovës. Kemi dhe fotografitë e rrugës së prerë që shihet qartazi që nuk kanë mundur ta tejkalojnë tutje siç pretendon Serbia.
Nuk bëhet fjalë për arrestim në territorin e Serbisë po bëhet fjalë për rrëmbim të policëve në territorin e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, ku janë gjetur gjurmët e këpucëve të huaja dhe prangat. Ajo që më habit është fakti se as të nesërmen me këto fakte që ndodhën nuk del KFOR.
Pse nuk del KFOR me shpjegim zyrtarë. Automjeti dhe ushqimi që kanë ngrënë policët ,gjithçka është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë me të cilët duhet të merret KFOR” tha Kurti.