LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Propozimi francez është i papranueshëm

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për te si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tërësi.

“Propozimi siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari a vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokoj procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Republikë e Maqedonisë së Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.

“Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona dhe linjat e kuqe, në këtë kontekst dua të them se propozim që do të ishte i pranueshëm duhet ti garantojë elementet kyçe, formulim të qartë për gjuhën maqedonase në kornizën e bisedimeve dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kriteriume në kornizën e bisedimeve”, deklaroi Kovaçevski.

Kreu i Qeverisë tha se në kërkesat e Shkupit është që procesi për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Preambulën e Kushtetutës të bëhet pas nisjes së negociatave me BE-në.

“Bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetute për futjen e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanci të forta edhe nga Bullgaria edhe nga BE se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën e bisedimeve dhe protokollin bilaterale që ende nuk është miratuar në Bullgari, dhe gjithsesi duhet konsultime me institucionet e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovapevski.

Show More

Related Articles

Back to top button