Emisari special i SHJBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbajë një konferencë për media të premten, 16 qershor, për ngjarjen e fundit në Kosovë dhe Serbi, ku tre pjesëtarë të policisë sw Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, e Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për RTKlive nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen, por se është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.