Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, tha sot se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të qetësojnë tensionet.
Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin presidencial në Beograd, tha se të dyja palët duhet të lëvizin në drejtim të zvogëlimit të konflikteve dhe reduktimit të provokimeve nga të dyja palët.
“Sa i përket Kosovës, presidenti i Serbisë dhe unë me të vërtetë kemi kaluar shumë kohë duke biseduar dhe në fund jemi pajtuar se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet dhe të forcohet dialogu, dhe nëse nuk ka dialog atëherë çështja nuk shkruhet mirë”, tha Pirc Musar.
“Në tetor do të udhëtoj në Prishtinë, qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Sllovenisë është i qartë – dialog, dialog, ne nuk duam konflikte në territorin e Ballkanit Perëndimor”.
Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, ajo theksoi se vendi i saj mbështet rrugën e Serbisë për t’iu bashkuar familjes evropiane.